11/11/2026
EJANI TE DISKUTOJMĂ‹ MBI FEMICIDIN. SONTE NE 19:00!
Diskutimi i dytë publik mbi femicidin në Kosovë mbahet këtë të mërkurë në Lavjerr’s Culture Café, me aktiviste, hulumtuese dhe eksperte të çështjeve gjinore.
Panelistet:
— Liridona Sijarina është aktiviste feministe, hulumtuese dhe doktorante në Studimet Krahasuese Gjinore në Central European University (CEU). Është pjesë e Kolektivit Feminist në Kosovë dhe hulumton studimet e punës, riprodhimin social dhe ekonominë gjinore.
— Adelina Berisha është aktiviste për të drejtat e grave dhe eksperte në luftimin e dhunës me bazë gjinore. Është pjesë e Rrjetit të Grave të Kosovës që nga viti 2007, ku udhëheq programin kundër dhunës me bazë gjinore.
— Luljeta Demolli është sociologe dhe drejtoreshë ekzekutive e Qendrës Kosovare për Studime Gjinore. Ka rreth 20 vjet përvojë në hulumtime, avokim dhe promovimin e barazisë gjinore në Kosovë.
— Eurisa Rukovci është psikologe dhe aktiviste feministe, themeluese dhe kryeredaktore e Grazeta-s, si dhe bashkëthemeluese e aplikacionit Shnet, që fokusohet në shëndetin menstrual dhe edukimin seksual.
— Leonida Molliqaj është sociologe, gazetare dhe drejtoreshë ekzekutive e QIKA-s. Ka përvojë në gazetarinë hulumtuese, me fokus në barazinë gjinore dhe çështjet sociale.
Diskutimi synon të trajtojë problemet strukturore dhe institucionale që çojnë në vrasjen e grave, mangësitë në mbrojtjen e tyre dhe hapat konkretë që duhet të ndërmerren për parandalimin e femicidit në Kosovë.
Femicidi nuk është çështje private, por problem shoqëror që kërkon vëmendje, diskutim dhe përgjegjësi institucionale.
Ju ftojmë të bëheni pjesë e këtij diskutimi, të dëgjojmë perspektiva të ndryshme dhe së bashku të reflektojmë mbi mënyrat se si mund të parandalohet dhuna ndaj grave dhe të përmirësohen mekanizmat e mbrojtjes së tyre.
Prania dhe pjesëmarrja juaj janë të rëndësishme. Ju mirëpresim!
📅 E mërkurë, 11 nëntor
đź•– 19:00
📍 Lavjerr’s Culture Café, Hamdi Mramori 1, Prishtinë