25/09/2026
A kish*t dëgjuar ndonjëherë për topinamburin, ose siç njihet ndryshe, “mollën e dheut”? 🌱
Topinamburi është një zhardhok i ngjashëm me pataten, por me një shije delikate, pak të ëmbël dhe me nota që të kujtojnë arrën. Ai është i pasur me fibra, veçanërisht me inulinë, një prebiotik që mbështet shëndetin e zorrëve dhe mikrobiomën e mirë. Gjithashtu përmban vitamina dhe minerale të rëndësishme, si kalium, hekur dhe vitaminë C.
topinamburi është një produkt ende jo shumë i njohur, por me shumë përdorime në kuzhinë. Mund të përdoret në supa, pure, sallata ose të piqet në furrë, duke sjellë një shije të veçantë dhe teksturë kremoze.
Po ju a e keni përdorur ndonjëherë ne gatimet tuaja??