21/09/2026
Të dashur miq të Taverns së Miqësisë ❤️
Sot marrim pak pushime, por përpara se të largohemi, duam t’ju falënderojmë nga zemra të gjithëve ju që na vizituat dhe na besuat.
E dimë që gjatë rrugëtimit tonë mund të ketë pasur vonesa, ngatërresa apo pakënaqësi të vogla. Ju kërkojmë ndjesë për çdo rast kur nuk kemi qenë në lartësinë e pritshmërive tuaja. Ne përpiqemi çdo ditë të përmirësohemi dhe të bëjmë më të mirën për ju.
Faleminderit për mirëkuptimin, mbështetjen dhe çdo fjalë të mirë që na keni dhënë. ❤️
Do të rikthehemi shumë shpejt, me energji të reja dhe të njëjtën dashuri për atë që bëjmë.
Me shumë respekt dhe mirënjohje,
Ekipi i Taverns së Miqësisë 🐟❤️