Hamari Agroturizëm

Hamari Agroturizëm Uji dhe buka, e mira e vjetër. 🥖🧡
Nga e marta deri t’dillën me orar 10:00-23:00. Në menu tonë i gjeni të gjitha ushqimet tradicionale dhe ato internacionale!

Ushqimet përgaditen të gjitha në zgarë , në furrë me dru dhe saqë!

29/09/2026
Gjatë këtij muaji, Oaza dhe Okani e festun dashninë e tyne me ni dasmë shumë të bukur n’Hamari. 🤍Mes gjelbrimit, këngës ...
27/09/2026

Gjatë këtij muaji, Oaza dhe Okani e festun dashninë e tyne me ni dasmë shumë të bukur n’Hamari. 🤍

Mes gjelbrimit, këngës e njerëzve të dashtun, e shtrum tavolinën dhe i pritëm mysafirët qysh e lyp zakoni: me zemër. Krejt hapësina ishte veç për ta, që prej mirëseardhjes e deri te vallja e fundit me qenë çdo moment i tyne.

Ekipi ynë u kujdes për shërbimin, ushqimin, pijet e krejt ato hollësitë e vogla që e bojnë ni mbramje me u ndi mirë dhe jemi shumë të lumtur që Hamari u bo pjesë e tregimit të Oazës dhe Okanit.

Me qef ju mirëpresim edhe juve pranverën e verën e ardhshme - për dasma, fejesa, ditëlindje e ditë të tjera që doni me i mbajt mend gjatë. 🌿

Për çkado që ju intereson, na shkruani. Me qejf ju tregojmë ma shumë! 💌

Sot Hamari i bon 3 vjet. 🤍Tri vjet përplot momente të bukura, njerëz të dashtun e tavolina ku janë nda ushqimi, muhabeti...
26/09/2026

Sot Hamari i bon 3 vjet. 🤍

Tri vjet përplot momente të bukura, njerëz të dashtun e tavolina ku janë nda ushqimi, muhabeti e plot tregime.

Kena kalu edhe nëpër sfida të ndryshme, kena msu shumë rrugës, po misioni jonë ka mbetë i njejti: me ju pritë mirë, me ju shërby ushqim të gatuem me dashni dhe me kriju ni vend ku keni qejf me u kthy.

Faleminderit krejtve që keni qenë pjesë e këtyne tri vjetëve. Hamari osht ky që osht edhe falë juve. 🌿

24/09/2026

Nji minutë shtatori me Hamarin. 🌿

Pak hije, zjermi i furrës, pemët hala n’degë e fluturat nëpër gjethe. Tava tu u pjekë ngadalë e sofra tu u ba gati.

Shtatori n’Hamari ka lezet t’vetin.

Ju mirëpresim si gjithmonë me dashni. 🤍

TREGIM I GJATË. E TREGUM BASHKË. 🍴E shtrum tavolinën gjatë, me ni meny prej gatimeve t’Blinerës, t’mendume enkas për atë...
22/09/2026

TREGIM I GJATË. E TREGUM BASHKË. 🍴

E shtrum tavolinën gjatë, me ni meny prej gatimeve t’Blinerës, t’mendume enkas për atë mbramje. U ulëm mes miqsh, t’panjohunve edhe atyne që, dikun gjatë natës, u bonën pak prej të dyjave.

U mbushën pjatat e gotat, muhabeti s’u ngut, e tregimet kalun prej njanit te tjetri deri vonë.

Faleminderit Andrrës që na u bashku për realizimin e kësaj ngjarje. Faleminderit krejtve që zunë vend n’tavolinën tonë dhe e nisën këtë tregim bashkë me neve. 🤍

FEW SPOTS LEFT 📢✨Edhe tri ditë na ndajnë prej kësaj darke të veçantë që mezi po e presim!Ekipi i Hamarit, me zanatin e B...
17/09/2026

FEW SPOTS LEFT 📢✨

Edhe tri ditë na ndajnë prej kësaj darke të veçantë që mezi po e presim!

Ekipi i Hamarit, me zanatin e Blinerës në krye, bashkë me Andrrën, e kanë kuru një menu që buron prej një respekti të përbashkët për çka na jep stina dhe për fermerët që e bëjnë krejt këtë të mundshme.

Edhe 10 karriga i kemi t’lira, e darka shtrohet në 18:00, n’prag t’perëndimit, nën tingujt e Adrianit. 🪑

Nji bakall venë n’tavolinë, ushqim i mirë e pak qetësi. 🍷🌿Disa gjana thjesht shijojnë ma mirë mes natyrës.Ju presim n’Ha...
14/09/2026

Nji bakall venë n’tavolinë, ushqim i mirë e pak qetësi. 🍷🌿
Disa gjana thjesht shijojnë ma mirë mes natyrës.

Ju presim n’Hamari. 🤍

12/09/2026

Mirëmëngjesi nga një e shtunë n’Hamari. 🌿

Këtu, çdo gja e përgatisim me dashni, që kur të vini, me gjetë ma shumë se ushqim të mirë — me gjetë sofrën, natyrën dhe atë ndjenjën e mirë të shpisë.

Ju mirëpresim.

TREGIM I GJATË. MEGJITHATË, PO DOJMË ME E TREGU.🍴kemi qenë nëpër vende, kemi provu gjana e kemi dëgju plot tregime — e d...
10/09/2026

TREGIM I GJATË. MEGJITHATË, PO DOJMË ME E TREGU.🍴

kemi qenë nëpër vende, kemi provu gjana e kemi dëgju plot tregime — e diku rrugës, na janë bo veçanërisht të dashuna ato që s'e kanë për ngutë.

kjo verë ka qenë e bukur, po edhe e vështirë për shumë prej nesh. e tavolinat e gjata disi gjithmonë kanë ditë me iu bo vend të dyjave. janë shtru për me festu, me u mbledhë, me kujtu; me kriju kujtime të reja, duke i mbajtë afër momentet dhe njerëzit që kanë kalu.

prandaj, kah fundi i një vere që ka lonë shumë për t’u tregu, po e shtrojmë një tavolinë shumë të gjatë në Hamari, për me nisë një tregim të ri bashkë.

ushqim i mendum enkas për atë mbramje, muzikë e zgjedhun me të njëjtin qëllim, dhe një tavolinë e përbashkët mes miqsh, të panjohurish & atyne që rastisin diku në mes.

20 shtator — 18:00
23€ për person
vendet janë të limitume · rezervimi i obliguar

---

A LONG STORY. STILL, WE’D LIKE TO TELL IT. 🍴

we’ve been places, eaten things and listened to stories — and somewhere along the way, we’ve grown particularly fond of the ones that take their time.

this summer has been a beautiful one, and a tough one for many, too. and long tables have always had a way of making room for both. they’ve been set to celebrate, to gather, to remember; to make new memories while cherishing moments and people long gone.

so, before this rollercoaster of a summer becomes a story of its own, we’d like to set a very long table at Hamari and tell one together.

food specially cooked for the occasion, music to accompany it, and a table shared between friends, strangers & whoever finds their way to a seat.

20 September — 6 PM
23€ per person
limited seats · reservation required

Disa shije i gjen gjatë rrugës e pastaj i merr me vete. 🫒Kështu ka ardhë edhe krem djathi me ullinj n’Hamari. Adriani e ...
08/09/2026

Disa shije i gjen gjatë rrugës e pastaj i merr me vete. 🫒

Kështu ka ardhë edhe krem djathi me ullinj n’Hamari. Adriani e kishte provu diçka të ngjashme gjatë një udhëtimi në Greqi dhe, sapo u kthy, ia propozoi Blinerës me e provu edhe na në mënyrën tonë.

Pak eksperimente në kuzhinë, djathë i mirë, ullinë nga Kallmetij, e disa melmesa të tjera - dhe e kuptum sa afër nesh është në fakt kjo shije mesdhetare.

Sot është një prej atyne pjatave të thjeshta që na pëlqen me e qitë në sofër e me e nda me ju. 🌿

Address

Hamari Agroturizëm, Butovc
Pristina
10000

Opening Hours

Tuesday 10:00 - 23:00
Wednesday 10:00 - 23:00
Thursday 10:00 - 23:00
Friday 10:00 - 23:00
Saturday 10:00 - 23:00
Sunday 10:00 - 23:00

Telephone

+38348234238

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Hamari Agroturizëm posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Restaurant

Send a message to Hamari Agroturizëm:

Shortcuts

Share