12/09/2026
ROLE TĂ BUTA ME KUNGULL DHE GJIZĂ đđ
TĂ« buta, tĂ« shijshme dhe me njĂ« mbushje kremoze me gjizĂ« e gjalpĂ«. đ€
Përbërësit
Pure kungulli:
âą 300 g kungull
âą Pak vaj
Brumi:
⹠200 ml qumësht i vakët
⹠1 pako maja e thatë
⹠1 lugë e mesme sheqer
⹠1 vezë
âą 350 g pure kungulli
âą 800 gâ1 kg miell (filloni me 800 gr dhe shtoni gradualisht nĂ«se keni nevojĂ«)
⹠1 lugë e mesme kripë
Mbushja:
⹠120 g gjalpë në temperaturë dhome
⹠500 g gjizë
⹠Kripë sipas shijes
Sipër:
⹠1 vezë
âą Susam
Përgatitja
Kungullin e presim në kubikë, e përziejmë me pak vaj dhe e pjekim në 250°C për rreth 30 minuta. E shtypim në pure dhe e lëmë të ftohet plotësisht.
Në një enë përziejmë qumështin e vakët, majanë dhe sheqerin. I lëmë 5 minuta, më pas shtojmë vezën, purenë e kungullit, miellin dhe kripën. E punojmë derisa të përftojmë një brumë të butë dhe elastik. E mbulojmë dhe e lëmë rreth 1 orë, derisa të dyfishohet.
Për mbushjen, përziejmë gjalpin në temperaturë dhome me gjizën dhe pak kripë.
Brumin e ndajmë në 3 pjesë. Secilën e hapim në formë drejtkëndëshe, e lyejmë me mbushje dhe e mbështjellim në formë roleje. I vendosim në tepsi me letër pjekjeje dhe sipër bëjmë prerje diagonale në formë zig-zag, pa i prerë plotësisht.
I mbulojmë dhe i lëmë edhe 30 minuta. Më pas i lyejmë me vezë të rrahur dhe i spërkasim me susam.
I pjekim nĂ« furrĂ« tĂ« parangrohur nĂ« 200°C pĂ«r 20â25 minuta, derisa tĂ« marrin njĂ« ngjyrĂ« tĂ« bukur tĂ« artĂ«. đ€
NĂ«se e provoni kĂ«tĂ« recetĂ«, ju bĂ«ftĂ« mirĂ«đ„°