28/09/2025
Reagim ndaj artikullit në Klan Kosova:
Borea nuk është ndaluar për shkak të një luleje, por në mungesë të planit hapësinor për parkun kombëtar « Bjeshkët e Nemuna »
Është dashur 5 vite të pritet dhe të kalojnë në MMPHI, 7 ministra që nga kontaktet e para me këtë ministri, dhe dorëzimit fillestar të « Masterplanit Borea” për tu aprovu plani hapësinor në vitin 2023 dhe për tu pajisë me pelqim mjedisor në vitin 2024
Ministrat:
F. Agani 2014 - 2016
F. Shala 2016 - 2017
A. Resh*taj 2017 - 2018
F. Matoshi 2018 - 2020
L. Abdixhiku 2020 - 2020
B. Kuçi & Abrashi 2020 - 2021
L. Aliu 2021 -2025
Është dashur pastaj 1 vit nga 2024 për të rënë dakord Komuna Pejës për ndryshimet e kërkuara nga MMPHI në masterplan, në mënyrë që të nënshkruhet aneks kontrata ne korrik 2025 duke na leju më në fund të veprojmë tutje me hartimin e planit urban të detajuar sipas kerkesësë së MMPHI për tu pajisë me leje ndërtimore.
Pra nuk është vonuar për një lule por për jo profesionalizëm në nivele dhe sektore të ndryshme institucionale duke mos anashkaluar mungesën e vullnetit politik për këtë projekt duke favorizu, fatkeqsisht, gjithmonë Brezovicën në optiken e reparimit te instalimeve te saj para që të realizohet Borea.