Hotel Magra Austria

Hotel Magra Austria Sipërmarrja familjare MAGRA AUSTRIA është një ekohotel natyror. Ai ngrihet në mes të një peizazhi mahnitës dhe në një zonë me klimë kurative.

Ai ngrihet në mes të një peizazhi mahnitës, në një zonë me klimë kurative, e paprekur nga ndotja e ajrit dhe ajo akustike. Hoteli ndodhet 1450m mbi nivelin e detit; vetëm 115 km larg nga Prishtina. Ajër malor aromantik, qetësi, natyrë e paprekur, peizazh magjepsës, ujë burimi malor i kulluar si kristal, shërbim i ngrohtë, cilësi e klasit të lartë, gatime speciale, një kënd lojërash për fëmijë, ofertë e shumëllojshme Wellness në ambientet e hotelit e shumë të tjera janë kushtet që ju ofrohen për një pushim shlodhës dhe fuqidhënës. Ky pushim e jep veprimin e vet edhe në pak ditë qëndrimi në këtë hotel. Shpirti lëndohet nga përjetime të padëshiruara; përjetimet pozitive e forcojnë atë. MAGRA AUSTRIA është një vend, ku shpirti merr ripërtërihet dhe një qendër pushimi për një sezon shlodhës për trupin dhe psiqikën; për veshët, sytë, zemrën dhe mendjen. Në MAGRA AUSTRIA pyjet malore dhe lëndinat alpine mbërrijnë deri në tryezën e ngrënies. Në çdo stinë ia vlen frekuentimi i këtij hoteli! Pranvera alpine plot jetë gjallëron gjymtyrët e lodhura. Lëvizja në ajrin e freskët malor aktivizon qelizat mbrojtëse, të cilat pastrojnë organizmin prej qelizave e shkatërruara dhe të dala jashtë përdorimit. Vera ofron mundësi të papërfytyrueshme, të tilla si: ecje malore, ecje sportive, ngjitje alpine. Nga ana tjetër, lëndinat të ftojnë në krahët e tyre duke të dhuruar prehje e ëndërrime. Në vjeshtë lëvizja në ajër të pastër, veçanërisht në mot me erë, gjallëron qarkullimin e gjakut dhe furnizimin me gjak të organeve duke forcuar kështu sistemin imunitar. Ofertat speciale të trajtimit Wellness janë mjeti më i mirë kundër depresionit dimëror dhe kundër lodhjes. Zbatimi i trajtimit kneipp (lexo: knajp) ruan organizmin nga sëmundjet e ftohjes. Dimri grish me stuhitë e dëborës, borën e imët, banjot e diellit dimëror shtrirë në tarracë; me ftohtësinë drithëruese në pyjet malore të mbuluara si në përralë nga dëbora e nga ana tjetër ngrohtësinë nanuritëse në ambientet e hotelit.

Urime festën e fiter bajramit nga magra austria ❤️
20/03/2026

Urime festën e fiter bajramit nga magra austria ❤️

🇽🇰
17/02/2026

🇽🇰

Address

Bogë - Rugovë
Pejë
32000

Telephone

+38349560560

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Hotel Magra Austria posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Restaurant

Send a message to Hotel Magra Austria:

Shortcuts

Share