22/08/2026
🤍 Çdo sezon ka momentet e veta, por ky sezon për ne ishte i mbushur me shumë më tepër se kaq.
Ishte një sezon me dasma, fejesa, kanagjegje, ditëlindje e shumë festa të tjera. Mbi të gjitha, ishte një sezon ku patëm kënaqësinë të ishim pjesë e gëzimeve tuaja dhe të mirëpresim në Xeni Imperial kaq shumë njerëz e familje.
Për çdo rezervim që na besuat, për çdo festë që e ndatë me ne dhe për çdo fjalë të mirë që na e dhatë gjatë këtij sezoni, ju falënderojmë sinqerisht.
Tash është koha për një pushim të shkurtër. ✨
Nga 24 Gusht deri më 4 Shtator, Xeni Imperial do të jetë në pushim vjetor.
Rikthehemi më 5 Shtator, me të njëjtin përkushtim, profesionalizëm dhe kujdes që na karakterizon.
Faleminderit që na zgjidhni për momentet tuaja më të rëndësishme. 🤍