18/06/2025
📢 Ftesë
🏆 Turniri Memorial “Triumf Shabani & Dren Berisha”
📅 21 Qershor 2025
📍 Stadiumi “Ekrem Grajqevci” – Fushë Kosovë
Ftojmë të gjithë dashamirët e futbollit, qytetarët, familjarët dhe miqtë të na bashkohen në këtë ditë nderimi dhe sporti, për të kujtuar dy djem që lanë gjurmë të pashlyeshme në fushë dhe në zemrat tona. ❤️⚽
Turniri do të zhvillohet më 21 qershor 2025, në Stadiumin “Ekrem Grajqevci”, me fillim nga ora 08:30
Programi i Ditës:
⏰ 09:00
• Hapja zyrtare e turneut
🏆 Çerekfinalet (2x20 min):
1️⃣ 09:30 – Fushë Kosova 🆚 Kosova VR
2️⃣ 10:35 – Ramiz Sadiku 🆚 Urbano
3️⃣ 11:40 – Llapi 🆚 Ulpiana
4️⃣ 12:45 – Vushtrria 🆚 Roni’19
⚔️ Gjysmëfinalet (2x20min):
5️⃣ 15:30 – Fituesi i Ndeshjes 1 🆚 Fituesi i Ndeshjes 2
6️⃣ 16:30 – Fituesi i Ndeshjes 3 🆚 Fituesi i Ndeshjes 4
Ndeshje Reviale U9 17:00
Fushë Kosova vs Feronikeli’74
🏆 Finalja e Madhe – 18:00
Pas finales do të zhvillohet ceremonia përmbyllëse me ndarjen e çmimeve dhe mirënjohjeve për të gjithë pjesëmarrësit dhe fituesit.
Ju ftojmë të jeni pjesë e kësaj dite të veçantë sportive, për të nderuar dhe përkujtuar kujtimin e dy lojtarëve tanë, Triumf Shabanit dhe Dren Berishës.