Qyteti i Dibrës

Qyteti i Dibrës Mirë se vini në faqen zyrtare tonë! 🇦🇱
🕊️ Respektojmë mendimin e secilit, por kërkojmë kulturë komunikimi. Në vitet 30-40 të shek.

Nuk lejohen fyerjet, gjuha e urrejtjes apo provokimet. Komentet nga profile të rreme (fake profile) fshihen menjëherë dhe bllokohen nga portali. Administrimi
Shteti ~ [[North Macedonia]]
Bashkia ~ Bashkia e Dibrës
Targat e makinave ~ DB-????-AB
Kryetari i Bashkisë ~ Fisnik Mela
Partia ~ VLEN (Alternativa)

Statistika dhe Transporti :

Sipërfaqja ~ 145.67 km2
Kodi Postal ~ 1250
Prefiksi ~ +389 (

0) 46
Faqja Zyrtare ~ www.qytetiidibres.info
Koordinatat ~ 41° 31′ 0″ Veri
~ ~ 20° 32′ 0″ Lindje
Demografia :

Popullsia ~ 19,542 banorë
Dendësia ~ 134,15 banorë/km2

Historia :

Emri i Dibrës përmendet që nga shekulli i pestë para erës sonë nga Herodoti, e më vonë në shekullin e parë të erës sonë nga Straboni dhe Plini. Këta përmendin fisin Ilir, fisin e Doberëve, të cilët themeluan qytetin e tyre me emrin Dober. Ptolomeu në shekullin e dytë të erës sonë konfirmon në hartat e tija planin e qytetit të quajtur Dober apo Doberos dhe banorët e tij Doberët. Hulumtimet arkeollogjike dhe historike të deritanishme konfirmojnë se Dibra është pasardhësi i qytetit të Doberos, prej nga rrjedh dhe emri i sotëm Dibër. Dibra ka qenë qendër e njohur tregtare dhe e artizanatit në të kaluarën dhe ka luajtur rol të ëndësishëm në historinë e këtij regjioni. Ky qytet ka qenë udhëkryqi kreysor i këtij regjioni nepër të cilin kalonte edhe Via Egnatia. Më vitin 1502 njihet si qendër e rëndësishme qytetare. XIX, kishte afro 8400 banorë dhe 250 dyqane, dhe ishte një nga qendrat më të rëndësishme ekonomike. Ne 1909 në Dibër u mbajt Kongresi i Dibrës, kongres ky që edhe pse u organizua nga xhonturqit dhe pak shërbim i solli Lëvizjes Kombëtare,[1] për herë të parë bëri që gjuha shqipe të mund te jepej mësim nëpër shkolla në menyrë të ligjshme brenda Perandorisë Osmane. Deri në vitin 1911 Dibra ka qenë një nga vendet më të zhvilluara në regjion si nga ekonomia, artizanatet, tregtia, ndërtimet dhe arkitekturën e saj të veçantë por edhe në planin kulturo-social. Në këtë kohe Dibra numëronte 11.000 banorë dhe 462 sh*tore. Por mbas turbullirave dhe luftave Ballkanike ky vend e humbi rëndësinë e vet, ashtuqë sot është një nga vendet më të pazhvilluara ne Maqedoni. Dibra është një qytet pa fshatra, pasi pjesa më e madhe e fshatrave mbetën përtej kufijëve, praktikisht në Shqipëri. Qyteti pësoi degradim ekonomik dhe degradim kulturor të gjithanshëm.

Maqedonia e Veriut miraton sistemin “One Stop Shop” me ShqipërinëQeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar vendimin për...
06/16/2026

Maqedonia e Veriut miraton sistemin “One Stop Shop” me Shqipërinë

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar vendimin për vënien në funksion të sistemit “One Stop Shop” me Shqipërinë, i cili do të lehtësojë kalimin kufitar dhe do të shkurtojë procedurat për qytetarët dhe bizneset.

Me sistemin e ri, kontrollet kufitare dhe doganore të të dy vendeve do të kryhen në një pikë të vetme, duke eliminuar nevojën për ndalesa të veçanta në të dy anët e kufirit. Kjo pritet të reduktojë kohën e pritjes, të lehtësojë qarkullimin e mallrave dhe të forcojë bashkëpunimin ekonomik e rajonal.

Vendimi vlerësohet si një hap i rëndësishëm për rajonet kufitare, veçanërisht për Dibrën, duke krijuar mundësi të reja për zhvillim, tregti dhe komunikim më të lehtë mes qytetarëve të dy vendeve.

Jani DUAL Dicka ndryshe po ndertohet nga JANI--DUAL!!!Jo vetem nje objekt banimi, por nje standart i ri jetese , ku arki...
06/15/2026

Jani DUAL
Dicka ndryshe po ndertohet nga JANI--DUAL!!!
Jo vetem nje objekt banimi, por nje standart i ri jetese , ku arkitektura,siguria, pamja , komoditeti takohen ne nje vend.
Me nje lokacion premium dhe i vetmi objekt me shkalle emergjente ne rast zjari ose termeti, ky projekt eshte sjell per ata qe kerkojne me shum se nje apartament !!!

Kontakt:
072-232-080 - Altin Jani
070-325-660 - Mendu Jani

Ndërroi jetë Dr.Ferit Vojnika, gjinekologu i parë shqiptar në Maqedoni dhe ikona e mjekësisë dibraneKa ndërruar jetë në ...
06/11/2026

Ndërroi jetë Dr.Ferit Vojnika, gjinekologu i parë shqiptar në Maqedoni dhe ikona e mjekësisë dibrane

Ka ndërruar jetë në moshë të shtyrë Dr. Ferit Vojnika, një nga figurat më të shquara të mjekësisë dhe intelektual i përmasave kombëtare, i njohur historikisht si gjinekologu i parë shqiptar në Maqedoni.

Lajmi ka prekur thellë mbarë opinionin publik, veçanërisht komunitetin dibran, të cilit Dr. Vojnika i kushtoi tërë jetën dhe karrierën e tij profesionale, përcjell INA.

Dr. Ferit Vojnika la pas një trashëgimi të jashtëzakonshme humane dhe profesionale. Në një kohë kur mjekësia shqiptare në këto treva po bënte hapat e parë, ai kreu studimet dhe specializimet e vështira në Shkup e Beograd, ndërsa shërbeu për një periudhë edhe në Gjakovë, për t’u rikthyer më pas përfundimisht në vendlindjen e tij, në Dibër të Madhe.

Për dekada me radhë, në kushte jashtëzakonisht të vështira të një spitali periferik dhe pa mjetet e teknologjisë moderne, Dr. Vojnika kreu mijëra ndërhyrje të ndërlikuara kirurgjikale që asokohe guxohej të realizoheshin vetëm nëpër klinika të mëdha universitare. Nën duart e tij humaniste erdhën në jetë breza të tërë dibranësh, duke regjistruar një karrierë të artë e të pastër, pa asnjë rast fatal.
Përveç kontributit të papërsëritshëm në shëndetësi, Dr. Ferit Vojnika ishte edhe një kronikan dhe ruajtës i memories historike të qytetit. Përmes librit të tij të njohur “Dibra nëpër urat e kohës”, ai dokumentoi me vërtetësi rrugëtimin e vështirë të intelektualëve dibranë dhe jetën e qytetit në epokën e pas-Luftës së Dytë Botërore.
Me ndarjen e tij nga jeta, Dibra dhe mbarë shqiptaria humbën një kolos të mjekësisë, një misionar të shëndetit dhe një model të pashoq të urtësisë e patriotizmit.(INA)

Kur qytetarët e thyejnë stolin, a e ka fajin Komuna edhe për këtë? Pronën publike e ndërtojmë bashkë, por duhet edhe ta ...
06/11/2026

Kur qytetarët e thyejnë stolin, a e ka fajin Komuna edhe për këtë? Pronën publike e ndërtojmë bashkë, por duhet edhe ta ruajmë bashkë.

06/09/2026

Erebara Building

Jeto pranë liqenit. Jeto ndryshe.

Apartamente moderne në një nga lokacionet më të kërkuara.
📞 Kontaktoni për rezervime dhe informacione.
+38973202222
+38973255000

06/07/2026

Dibra e bukur ✨

📸 DB

📢 Ftesë për qytetarët e Dibrës"Reset Hub"  fton qytetarët të aplikojnë për pjesëmarrje në Kuvendin Klimatik.Tema e takim...
06/04/2026

📢 Ftesë për qytetarët e Dibrës
"Reset Hub" fton qytetarët të aplikojnë për pjesëmarrje në Kuvendin Klimatik.

Tema e takimit është ndotja e ajrit në Dibër dhe ngrohja e shtëpive gjatë dimrit.
Për pjesëmarrje nuk nevojitet njohuri profesionale. Mjafton të jeni banor/e i/e Dibrës dhe të dëshironi të jepni mendimin tuaj.
Pjesëmarrësit e përzgjedhur do të marrin kompensim simbolik monetar.

Aplikoni këtu:

🔗 https://forms.gle/QynqutYze2cFr28t5

Afati për aplikim: 08.06.2026
Për më shumë informacione:
📧 [email protected]
📞 +389 76 988 498

06/02/2026

Pak ditë më parë, me iniciativën e Komunës së Dibrës, u organizua një nga aksionet më të mëdha të pastrimit që ka njohur qyteti ynë. Qytetarë, aktivistë, institucione dhe dashamirës të Dibrës u bashkuan për një qëllim të përbashkët: një Dibër më të pastër dhe më të bukur.

Falënderim i sinqertë për të gjithë pjesëmarrësit që kontribuan me përkushtim, energji dhe vullnet në këtë aksion shembullor. Mirënjohje edhe për ata që nuk patën mundësi të ishin të pranishëm, por që e duan dhe e mbështesin Dibrën kudo që ndodhen.

Respekt i veçantë për drejtuesin e NPK "Standard", i cili me angazhimin dhe bashkëpunimin e tij dha një kontribut të rëndësishëm në realizimin me sukses të këtij aksioni.

Ky mobilizim tregoi se kur institucionet dhe qytetarët bëhen bashkë, mund të arrihen rezultate të mëdha për të mirën e qytetit tonë. Le të vazhdojmë të kujdesemi për Dibrën, sepse ajo është krenaria dhe shtëpia jonë e përbashkët. ❤️

🔻RREGULLAT PËR LËVIZJEN ME TROTINET ELEKTRIKPër sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve në trafik, drejtuesit e trotineteve e...
06/01/2026

🔻RREGULLAT PËR LËVIZJEN ME TROTINET ELEKTRIK

Për sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve në trafik, drejtuesit e trotineteve elektrike duhet të respektojnë këto rregulla:

✅ Të lëvizin vetëm në sipërfaqe ku lejohet qarkullimi i mjeteve të tilla.
✅ Në shtigjet e biçikletave, shpejtësia maksimale e lejuar është 25 km/h.
✅ Në trotuare dhe zona për këmbësorë, shpejtësia nuk duhet të kalojë 6 km/h.
✅ Trotineti elektrik mund të përdoret vetëm nga persona mbi 14 vjeç.
❌ Ndalohet transportimi i personave të tjerë gjatë drejtimit të mjetit.
✅ Gjatë natës ose në kushte me dukshmëri të reduktuar, përdorimi i jelekut reflektues është i detyrueshëm.

Respektimi i këtyre rregullave kontribuon në rritjen e sigurisë në rrugë dhe parandalimin e aksidenteve. 🚦🛴

05/30/2026

📅31.05.2026 (e diell - недeлa)

⏰️10:00

📍Komuna Dibër - Општина Дебар

Address

Macedonia, OH
1250

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Qyteti i Dibrës posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share