07/05/2025
Njoftim
Të nderuar miq,
Ju njoftojmë se Loka - Pastry & Coffee do të mbyllet përfundimisht për shkak të mungesës së stafit.
Ndryshe nga lokalet që kanë qenë më parë në këtë vend dhe janë përballur me probleme si mungesa e energjisë elektrike apo pengesa të tjera, Loka nuk është ndalur nga asnjë prej këtyre vështirësive.
Arsyeja e vetme e mbylljes është mungesa e stafit.
Ishte kënaqësi t’ju shërbejmë gjatë kësaj periudhe dhe ju falënderojmë nga zemra secilin prej jush që ish*t pjesë e Loka.
Nëse gjatë funksionimit tonë ka pasur ndonjë parregullsi, ju kërkojmë ndjesë dhe mirëkuptim.
Faleminderit për mbështetjen dhe besimin tuaj!
Me respekt,
Loka - Pastry & Coffee