El Toro caffe

El Toro caffe Coffe 05:00-24:00

20/03/2026
26/03/2025

Për natën e madhe të Kadrit, natë kjo e bekuar plot mëshirë dhe begati, ju uroj nga zemra që të gjitha lutjet dhe dëshirat e juaja të bëhen realitet. Kjo është një natë e veçantë e mbushur me paqe, dritë dhe shpërblim. Le të jetë kjo natë një fillim i ri dhe mundësi për reflektim, falje dhe forcim të besimit në Zotin Një të Vetëm. Më shumë se çdo gjë tjetër, ju uroj për lumturi, harmoni dhe suksese në çdo hap të jetës. Gëzuar natën e Kadrit!

28/02/2025

Te dashur klient na lejoni që me rastin e muajit të Bekuar të Ramazanit te ju shprehim urimet e tona më të sinqerta që ky muaj të mbushë zemrat tuaja me paqe, dashuri dhe begati. Qoftë një periudhë e pasur me falje, lutje dhe begati nga Zoti. Uroj që çdo ditë agjërimi dhe çdo lutje që beni të pranohet, dhe që kjo kohë të sjellë më shumë dashuri, respekt, unitet dhe mirësjellje ne familjet tuaja dhe në pergjithësi në shoqeri. Uroj që ky muaj të jetë një burim i pafund i dritës dhe shpëtimit për ju dhe familjet e jauaja

16/06/2024

Te dashur kliente Urime të përzemërta për Kurban Bajramin!
Në këtë ditë te shenjtë të sakrificës, Kurban Bajrami na kujton vlerën e sakrificës dhe ndjeshmërinë për të tjerët, duke na ftuar të hapim zemrat tona për ata që kanë më pak, e që po i nënshtrohen torturave, dhunës e malltretimeve, që të jemi burim drite dhe shprese.
Le të sjellim paqe në zemrat tona dhe në komunitetet tona e ne mbarë botën e trazuar, duke ndërtuar ura mirëkuptimi dhe solidariteti. Në këtë festë të bekuar, të forcojmë lidhjet me familjen dhe miqtë, duke përhapur dashuri, mirëkuptim dhe mirësi. Në një botë shum të trazuar, le të jemi Ne ata që mbjellim farën e paqes dhe harmonisë, duke dëshmuar se bashkimi dhe mirëkuptimi janë themelet e një shoqërie të drejtë dhe të lumtur.
Kurban Bajrami është një thirrje për t'u përkushtuar thellësisht ndaj Zotit dhe njëri-tjetrit, duke na kujtuar se në çdo akt sakrifice dhe dashurie, Ne pasurojmë shpirtin tonë dhe ndriçojmë rrugën për ata që na rrethojnë.
Gëzuar festën dhe Zoti ju bekoftë Juve dhe familjet tuaja me paqe, shëndet dhe lumturi të pafund!

05/05/2024

EL TORO caffe
Shpallje per kamarier dhe shanker

E nevojshme pervoja e punes
Per detaje tjera te lokali lajmronu
070522223

Address

Kumanovo
1300

Opening Hours

Monday 04:25 - 00:00
Tuesday 04:25 - 00:00
Wednesday 04:25 - 00:00
Thursday 04:25 - 00:00
Friday 04:25 - 00:00
Saturday 04:25 - 00:00
Sunday 04:25 - 00:00

Telephone

+38970522223

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when El Toro caffe posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Category