Our Story
“SERENDIVILLE” - Little MeXico në Tiranë ( “Serendipity” deri përpara transferimit në vilën simpatike Nr. 30, Rr. “Liman Kaba,” pranë Parkut Olimpik të Tiranës ) është krijim i kompanive “Qvo Vadis” dhe "Serendipity” në bashkëpunim të ngushtë me shefin e talentuar të kuzhinës ndërkombëtare dhe vendase, Enkeleid Dervishi ( Shefi i Kuzhinës & Drejtuesi i saj që në themelimin e "Serendipity” – Tirana, në Maj, 2004). Përfitojmë nga rasti të sqarojmë se restoranti ynë nuk ka asnjë lidhje me biznesin që operon për momentin në lokalin që kemi pasur me qera më parë, pranë Akademisë së Arteve, ndonëse qeraxhinjtë që na pasuan mund të mbajnë akoma emrin dhe menutë (!!!) e vjetra të “Serendipity.” Ai lokal nuk është degë e jona dhe nuk drejtohet nga ne.
“Serendiville” ofron kuzhinë Tex-Mex, pra një shkrirje mes kuzhinës Meksikane me atë Amerikane. Thuajse gjithçka që ofrojmë në menu, që nga petët tona, “tortilla”-t, e deri tek gatimet dhe salcat tona me emër, përgatiten në ambientet e “Serendiville nga Shefi dhe personeli ynë. Të tëra brumërat gatuhen në mënyrë autentike, me dorë, ashtu siç i gatuajnë plot zell ato tetot zeshkane andej matanë. Menuja jonë, tejet e pasur në antipasta, në sallata, pasta, dhe pjata kryesore, disa lloje burgerash, në gatime të skarës dhe të tiganit, si dhe specialitete të gatuara ngadalë, është e përshtatshme si për vegjetarianët e rreptë dhe për të apasionuarit pas mish*t, bulmetërave, zarzavateve, brumërave dhe kombinimeve ndërmjet tyre. Përveç menusë së përherëshme, zakonisht në “Serendiville” gatuhet një supë dhe specialitete dite, me bazë vegjetariane, peshku e prodhimesh deti, ose mishi të freskët, në varësi të fantazisë së Shef Enkeleidit dhe të papriturave të tregut dhe pse jo, dëshirave të aficionadove tanë. Nuk mund të rrimë pa përmendur faktin, që rallëkush ngrihet nga tryezat e “Serendiville” pa ngrënë vetë, ose ndarë me miqtë një porcion Brownie, ose Cheese Cake të shtëpisë.
“Serendiville” është ndoshta i vetmi restorant në kryeqytet i famshëm për kokteje: Margarita, Daiquiri, Sibir Monamour dhe Blandy Mary pëlqehen në çdo stinë; Mojito, Martinit dhe Sangria jonë e shtëpisë më lezet sikur kanë gjatë stinëve të ngrohta, në oborr, ndërsa Glintwein (verë e nxehur me erëza ) dhe Pisco Dulce-n tonë ( raki e nxehur me mjaltë me erëza) na ngrohin shpirtin kur nisin e na dridhen dhëmbët nga të ftohtët.
“SERENDIVILLE” Little MeXico in Tirana ( formerly “Serendipity Cafe’” till we moved to the villa nr. 30 on “Liman Kaba” Str., across from the Tirana Olympic Park) is a creation of “Qvo Vadis” Art Cafe’ and “Serendipity – Tirana,” in close collaboration with the talented Chef Enkeleid Dervishi, who has been with the company as Head Chef & Kitchen Supervisor since the opening of “Serendipity Cafe’” in 2004. We would like to clarify that “Serendiville” has no connection whatsoever with the business operating now in the old “Serendipity” premises, and that they are not a branch of ours, though they might still keep the old sign and menus (!!!).
“Serendiville” serves craft Tex-Mex food and a few local dishes cooked with a Tex-Mex twist. Almost everything in the menu is created from scratch, starting from our hand-made fresh flour tortillas and cheese mixes, up to the most intricate sauces and dressings “Serendiville” has a firm policy not to precook food in advance; everything is prepared daily by our Chef and his staff in the kitchen of our restaurant.
Our menu, rich in starters, salads, pasta, burgers, prime steaks from the grill or the skillet, as well as slow cooked food with a taste of home, is designed to satisfy meat lovers and vegetarians alike, and also those who go for cheese, dough and greens and their combinations. Most of the time there is a soup of the day, and specials, so don’t hesitate to ask your server. The specials can be meat or fish based, or vegetarian, depending on the Chef’s fantasy, or the whims of the fresh market. Very seldom will someone leave “Serendiville” without having a portion of our home-made Brownie or Cheese Cake, or sharing it with his company.
“Serendiville” is probably the only restaurant in Tirana to be famous for its cocktails: visitors love our Margarita, Daiquiri, Sibir Monamour and Blandy Mary throughout the year; the Mojito, the Martinis and our home-made Sangria are such heat-quenchers when sipped coolly in the garden in the summertime, and the our mulled wine and the mulled Pisco Dulce with cinnamon such a warm hugger when the winter cold starts to kick in.