REKA pasticeri

REKA pasticeri Si lindi "Pastiçeri Reka"? Por historia e "Pastiçeri Rekës" nuk përfundoi këtu.

Ishte Mustafa Reka, ai që krijoi "Pastiçeri Rekën" në Tiranë, menjëherë pas kthimit të tij nga Turqia, ku shkoi për të studiuar teologji fetare dhe gjuhët e lindjes. Gjatë kohës së studimeve, për të përballuar shpenzimet e jetesës, nisi punë në fabrikën më të famshme të ëmbëlsirave në Turqi, "Haci Bekir". Ishte pikërisht kjo përvojë, ajo që i dha Mustafa Rekës mjeshtërinë në përgatitjen e ëmbëlsirave, ku si specialitet i tij veçohej llokumi. Viti 1924, do t'i shtonte Tiranës një pastiçeri model, që me kohën do të kthehej në më të preferuarën e kryeqytetit, madje dhe të vetë familjes mbretërore. Vendodhja e përshtatshme (përballë Pallatit Mbretëror - sot Parlamenti - në rrugën e Elbasanit), eleganca dhe shija europiane në arredim, pastërtia, cilësia dhe shija unike në ëmbëlsira dhe sidomos kultura në mikpritjen e klientit, e kthyen shumë shpejt "Pastiçeri Rekën" dhe pastiçierin e saj të parë Musatafa Rekën, në më të dashurin për tiranasit. Kjo mjaftoi që "Pastiçeri Reka" të zgjeronte stafin e saj duke punësuar të tjerë njerëz dhe të bashkëpunonte me firmat më të njohura italiane, zvicerane e austriake të kohës për prodhim çokollatash, bonbonesh, karamelesh, konfetash, etj, duke ndërthurur traditën me modernen. Në 1938, "Pastiçeri Reka", u përfshi në përgatitjen e ëmbëlsirave dhe tortës së martesës së Mbretit Zog, duke u përfaqësuar denjësisht jo vetëm mes të ftuarve shqiptarë por edhe atyre të huaj, që vinin nga familje të tjera mbretërore nga e gjithë bota. Ndoshta ishte pikërisht ky eveniment, ai që krijoi lidhjen mes Mustafa Rekës dhe Mbretit Faruk të Egjiptit, i cili ka kërkuar që për dasmën e tij të përgatiteshin nga "Pastiçeri Reka" në Tiranë plot 250 kuintal llokume. Menjëherë pas festimeve, për të falenderuar “Pasticeri Rekën” për kualitetin e lartë në prodhimin e llokumeve, Mbreti Faruk dërgoi një letër mirënjohjeje, e cila fatkeqësisht pas djegies së dyqanit nga një predhë (viti 1944) nuk ekziston më, sikurse shumica e objekteve dhe fotografive të aktivitetit 20-vjeçar të pastiçerisë. Puna dhe emri i ngritur me shumë mund nga Mustafa Reka, u vijuan me të njëjtin sukses nga i biri i tij, Muhametali Reka. Pas çlirimit, ndërsa i ati punonte si shef i punishtes së pastave në Tiranë, Muhameti vendosi të çelë në Tiranë në vijim të traditës familjare, pastiçerinë e tij. Përkushtimi, cilësia, bujaria, dekori i veçantë dhe mënyra e paharrueshme e trajtimit të klientëve, ku edhe fëmija i vogël trajtohej si një zotëri i vërtetë, e bëri atë një nga ambientet më të frekuentuara të kohës. Pas mbylljes së aktivitetit privat, Muhameti vazhdoi të punonte në bonbonerinë pranë rrugës së Barrikadave deri në vitin 1986. Ende sot mbahet mend mirë dhe kujtohet me nostalgji dyqani, në vitrinën e të cilit ekspozoheshin torta gjigante të papara, ku nuk mbetej fëmijë e i rritur pa ndaluar për t'i soditur. Brenda shfaqej një burrë i shkurtër, tepër i mirësjellshëm, me uniformën që shndriste nga pastërtia e që me një etiketë të rrallë mbresëlënëse, unike për kohën, trajtonte çdo klient. Megjithëse nisi punë në shtet, ai nuk hoqi dorë kurrë nga pasioni i tij, duke mos e ndërprerë asnjëherë aktivitetin e tij privat për familjarë e klientë besnikë të tij, duke kaluar më vonë fillin e traditës familjare tek nipi, Enesi, i cili pasi kreu studimet për kulinari e psikologji, vendosi që bashkë më të vëllanë Siditin, të shënonte në 2008 rikthimin e "Pastiçeri Rekës", shumë larg Tiranës, në Borsh, ku përgjatë gjithë muajve të verës ëmbëlsoi pushuesit e bregdetit në Jug. Aktiviteti i tyre nuk është ndërprerë për asnjë moment në këto 8 vite, dhe frytet e kësaj pune i sjellin këtë herë në këtë ambient elegant, në "Pastiçeri Reka" në Tiranë...
Me të njëjtën shije, me të njëjtin përkushtim e dashuri, me të njëjtën kulturë familjare, në vijim të një tradite gati shekullore duke na treguar se arti ka edhe anën e ëmbël të tij…

Cornet tona krokante, me krem të shijshëm dhe një prekje ëmbëlsie, ju presin çdo ditë te Reka Pasticeri. 🤍
28/09/2026

Cornet tona krokante, me krem të shijshëm dhe një prekje ëmbëlsie, ju presin çdo ditë te Reka Pasticeri. 🤍

27/09/2026

Të përgatitura nga duar artizani, të pjekura me dashuri dhe të mbushura me shije!
Cornet tona krokante, me krem të shijshëm dhe një prekje ëmbëlsie, ju presin çdo ditë te Reka Pasticeri. 🤍

Cfarë po përgatisim në kuzhinën tonë të traditës😍?Ju presim në komente⬇️.
24/09/2026

Cfarë po përgatisim në kuzhinën tonë të traditës😍?
Ju presim në komente⬇️.

23/09/2026

Ka përherë një atmosferë të veçantë në pastiçeri Reka 📍Bllok, shumë buzëqeshje, shumë dashuri dhe padyshim shumë shije.

Pasditet tona mund të jenë të rrëmujshme por ja vlen, pasi jemi vendi juaj i lumtur🫶🏻.

Një shije që kalon kohët, llokume tradicionale me arra, të përgatitura me përkushtim, sipas recetës së hershme të Reka P...
21/09/2026

Një shije që kalon kohët, llokume tradicionale me arra, të përgatitura me përkushtim, sipas recetës së hershme të Reka Pastiçeri nje traditë prej 1924. Një copëz historie dhe tradite në çdo kafshatë!

Ju mirëpresim në Reka Pastiçeri nje traditë prej 1924 🍬
📍Komuna e Parisit
📍Bllok
📍Pazari i Ri

17/09/2026

Tradita, shija dhe shërbimi bëhen bashkë çdo ditë në Reka Pastiçeri nje traditë prej 1924 . 🤍

Por në çdo kuti Reka ka edhe diçka më shumë: një dozë mirënjohjeje për ju. Për çdo porosi, çdo rikthim dhe çdo moment të ëmbël që zgjidhni ta ndani me ne.

Faleminderit klientëve tanë besnikë që na zgjidhni çdo ditë dhe që prej vitesh jeni pjesë e historisë sonë.

29/08/2026

Destinacioni më i preferuar veror për akulloret artizanale plot shije në Reka Pastiçeri nje traditë prej 1924 📍Golem.

Në tryezat tuaja nuk duhet të mungoj pasta me rafaelo dhe arrë kokosi nga Reka Pastiçeri nje traditë prej 1924 😍!Ju mirë...
12/08/2026

Në tryezat tuaja nuk duhet të mungoj pasta me rafaelo dhe arrë kokosi nga Reka Pastiçeri nje traditë prej 1924 😍!

Ju mirëpresim për t’ju ëmbëlsuar në tre vendodhjet tona:
📍Komuna e Parisit
📍Bllok
📍Pazari Ri
📍Golem

Java nuk fillon pa nepsin e ditës ndaj po ndajmë me ju disa nga ëmbëlsirat më të preferuara në Reka Pastiçeri nje tradit...
10/08/2026

Java nuk fillon pa nepsin e ditës ndaj po ndajmë me ju disa nga ëmbëlsirat më të preferuara në Reka Pastiçeri nje traditë prej 1924 😍.

Ju mirëpresim për t’ju ëmbëlsuar në tre vendodhjet tona:
📍Komuna e Parisit
📍Bllok
📍Pazari Ri
📍Plazhi Golemit

Kur shija, nostalgjia dhe tradita janë në një pjatë, shijojeni😍!Ju mirëpresim për t’ju ëmbëlsuar në tre vendodhjet tona:...
07/08/2026

Kur shija, nostalgjia dhe tradita janë në një pjatë, shijojeni😍!

Ju mirëpresim për t’ju ëmbëlsuar në tre vendodhjet tona:
📍Komuna e Parisit
📍Bllok
📍Pazari Ri

Address

📍Komuna E Parisit 📍Pazari I Ri 📍Bllok
Tirana
TIRANE

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when REKA pasticeri posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Restaurant

Send a message to REKA pasticeri:

Shortcuts

Share

Category