22/03/2019
KREM KARAMEL
Per karamelin duhen:
100gr sheqer
50gr uje
Per kremin duhen:
70 gr sheqer (35 gr + 35 gr)
2 vete mesatare
2 te kuqe veze mesatare
140 gr pana 35% yndyre
150 gr qumësht
1 vanilje pluhur ose shkop
1/2 portokalli lekuren
Pergatitja:
Gradojme furren ne 100°C.
Vendosim nje tigan ne zjarr te ulet. Hedhim sheqerin dhe ujin, e perziejme vazhdimisht derisa te shkrihet mire sheqeri e te marre karamelja ngjyre geshtenje, por jo te digjet. E largojme nga zjarri tiganin dhe e leme menjane.
Marrim 6 forma alumini nje perdorimshe. Hedhim tek te gjitha karamelin, afërsisht 20 gr per cdo tas.
Tani vazhdojme me pergatitjen e kremit. Ne nje tas hedhim vezet, te kuqet e vezes, 35 gr sheqer dhe i perziejme me nje tel vezesh derisa te behet nje mase e njetrajtshme. E leme menjane. Vendosim nje tenxhere ne zjarr te forte dhe hedhim panen, qumeshtin, 35 gr e tjer te sheqerit, vaniljen dhe lekuren e portokallit. Sapo te filloj te marr vale qumështi e largojme nga zjarri dhe e shtojme tek masa e vezve avash avash nga pak dhe duke e perzier njekohesisht me telin e vezve. Masen e kremit e kalojnë ne nje kullese te imet dhe pastaj e ndajme ne tasat ku kemi karamelit. Format i vendosim ne nje tepsi, i mbulojme me letër alumini dhe i pjekim ne furre per 1 ore e gjysem. I heqim nga furra dhe i leme te ftohen.Format i vendosim ne frigorifer per 12-24 ore.
Per te hequr kremkaramelin nga forma, marrim nje thike dhe e kalojme anash formes me kujdes. E kthejme permbys formen ne nje pijate dhe bejme nje vrime te vogel me thik siper formes qe te dal kremi me lehte. Nje menyre tjetër eshte ti vendosim tasat ne uje te vluar per pak minuta dhe pastaj e kthejme tasin permbys ne pijaten e servirjes.
Ju befte mire😊
#