02/02/2025
E tmerrshme
Tragjedi në Gjakovë: Tre të mitur humbin jetën pas shembjes së një banese
Një ngjarje tragjike ka ndodhur sonte në Jabllanicë të Gjakovës, ku tre të mitur kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së një shtëpie të pabanuar.
Sipas mediave kosovare, njëri nga viktimat ishte 16 vjeç dhe tjetri 14 vjeç, ndërsa për viktimën e tretë nuk është përcaktuar ende mosha.
Zëdhënësi i policisë ka njoftuar se fqinjët kanë nxjerrë trupat e pajetë nga rrënojat.