04/11/2026
Një sezon mbyllet, kujtimet mbeten. 🤍
Mes maleve të Thethit, përmbyllëm një tjetër sezon me punë, takime dhe kujtime të bukura.
Me besimin te Zoti, përkushtimin e stafit dhe mbështetjen tuaj, çdo ditë mori kuptim — në tryezat tona, në shtëpinë tonë dhe në bisedat që ndamë bashkë.
Faleminderit që na zgjodhët, na rekomanduat dhe u bëtë pjesë e historisë së Gjeçaj.
Restoranti dhe guesthouse tashmë kanë mbyllur sezonin. Gjatë dimrit do të vazhdojmë të ndajmë me ju pamje, histori dhe shije nga Thethi, ndërsa lajmet për pranverën do t’i gjeni këtu.
Me mirënjohje,
Familja Gjeçaj dhe stafi 🤍