15/07/2024
U zhvillua ditën e djeshme në Voskopojë “Panairi i punëve me dorë dhe kulinarisë”, në të cilin gra dhe vajza duartarta të zonës së Tushemishtit, Voskopojës dhe Durrësit, patën mundësinë që të promovonin dhe shisnin punimet e tyre të punuara me shumë profesionalizëm dhe dashuri.
Turistë të shumtë dhe anëtarë të komunitetit patën mundësinë që, nën tingujt e muzikës, të shijonin gatimet tradicionale dhe blinin produktet tradicionale.
Aktiviteti u ndoq me interes edhe nga kryetari i prezencës së OSBE-së në Shqipëri, kryetari i Bashkisë Korçë, kryetari i Njësisë Adiministrative Voskopojë dhe përfaqësues të Këshillit Bashkiak Durrës.
E pranishme në këtë aktivitet ishte edhe sopranoja shqiptare me famë botërore znj. Inva Mula, “Nderi i kombit”.
Certifikata u ndanë në fund të aktivitetit për pjesëmarrjen dhe kontributin e grave dhe vajzave artizane.
Panairi i shërbeu mundësisë së rigjallërimit dhe promovimit të punëve të dorës dhe atyre tradicionale, si dhe fuqizimit ekonomik të grave dhe vajzave.
Ky aktivitet u organizua nga Gender, Paqe e Siguri - Shoqata e Grave me Probleme Sociale, me mbështetjen e Bashkia Korçë, në kuadër të projektit “Fuqizimi ekonomik i grave dhe vajzave përmes punës së dorës”, i mbështetur nga Cure/CURE Foundation, me fonde të Global Fund for Women .