Bar Restorant "Skender Tata"

Bar Restorant "Skender Tata" Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Bar Restorant "Skender Tata", Restaurant, Ballagat Lushnje, Lushnjë.

18/09/2026

16/09/2026

13/09/2026

12/09/2026

Njerëzit janë pjesë e historisë së një vendi… Në rrugëtimin e “Ballagati në Fokus”, kemi sjellë herë pas here në vëmendje historitë e njerëzve të zonës sonë, njerëz me profesione, rrugë jete dhe kontribute të ndryshme, që kanë lënë gjurmë në komunitetin tonë. Këtë herë, po sjellim historinë e Dr. Bashkim Çelës, një tjetër bir i Ballagatit, i cili për vite me radhë ushtroi profesionin e tij me përkushtim dhe ishte pjesë e jetës së njerëzve të kësaj zone dhe më gjerë. Historiku i mëposhtëm, i përgatitur dhe i sjellë nga e bija, është një dëshmi e dashurisë dhe respektit për të atin, por edhe një mënyrë për të ruajtur emrin, jetën dhe kontributin e tij në kujtesën e brezave. Më poshtë, po përcjellim historinë e tij...
👇

— Bashkim Çela u lind më 8 prill 1954, në fshatin Gjuzaj, Komuna Ballagat, në një familje të thjeshtë vendase. Arsimin e detyruar 8-vjeçar e kreu në vendlindjen e tij, aty ku spikati dëshira dhe vullneti i tij për të vazhduar më tej. Pavarësisht zonës së largët dhe vështirësive të kohës, ai nuk u dorëzua, por sfidoi kohën dhe fatin! Me një distancë prej gati 4 orësh në këmbë nga shtëpia e tij për në Lushnjë (vajtje-ardhje), ai vazhdoi shkollën e mesme në gjimnazin “18 Tetori” në Lushnjë, ku së bashku me një bashkëvendës të tij vendosën një rekord, duke avancuar në programin mësimor dhe programin e 4 viteve e përvetësuan për 3 vite. Më tej vazhdoi studimet në Fakultetin e Mjekësisë, dega Stomatologji, ku falë përkushtimit dhe këmbënguljes arriti rezultate të shkëlqyera. Në përfundim, rikthehet në vendlindje për të shërbyer me devotshmëri dhe profesionalizëm në fushën e tij. Aty krijoi dhe familjen me mësuese Donikën, gjithashtu një person me ndikim të lartë në shoqërinë vendase, falë qetësisë dhe punës së saj për gati 40 vite në shkollën e Ballagatit. Për shumë vite, Dr. Bashkimi ushtroi profesionin me përkushtim, i palodhur, i papërtuar, përherë i qeshur. Gëzoi respektin e të gjithëve, madje edhe nga zonat e tjera të Darsisë që vinin për të marrë shërbimin e tij. Duke qenë një zonë e thellë kodrinore, ku mjekët nuk vinin me qejf, Dr. Bashkimi vazhdoi misionin e tij, duke përballuar vullnetarisht rastet urgjente në çfarëdo ore të natës, edhe në rolin e mjekut të përgjithshëm. Në fillim të viteve ’90 emërohet drejtor i Stomatologjisë në Lushnjë, një detyrë sa e vështirë dhe e merituar për një profesionist si ai, që vinte nga një zonë shumë pak e njohur. Puna e tij në qytetin e Lushnjës vazhdoi për gati 30 vite, ku humanizmi, përkushtimi, karizma e tij e bënë një ndër emrat më të spikatur në qytet, ku ende ka lënë gjurmë të thella. Dr. Bashkim Çela u nda nga jeta më 19 mars 2020, nga një sëmundje e pashërueshme dhe prehet në varrezat e qytetit të Lushnjës.

31/08/2026

Ervis Behari

25/08/2026

😍

Address

Ballagat Lushnje
Lushnjë

Opening Hours

Monday 07:00 - 23:00
Tuesday 07:00 - 23:00
Wednesday 07:00 - 23:00
Thursday 07:00 - 23:00
Friday 07:00 - 23:00
Saturday 07:00 - 23:00
Sunday 07:00 - 23:00

Telephone

+355682949639

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Bar Restorant "Skender Tata" posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category