12/10/2026
🌿 **Bar Restaurant Foinike | Ju falënderojmë që ish*t me ne!**
Me përfundimin e sezonit të këtij viti, dëshirojmë të shprehim mirënjohjen tonë të sinqertë për të gjithë ju që na zgjodhët, na vizituat dhe ndatë me ne momente të bukura në ambientin tonë mikpritës.
Besimi dhe preferenca juaj janë vlerësimi më i madh për ne dhe na japin motivimin për të vazhduar me të njëjtin përkushtim, dashuri dhe kujdes në gjithçka që bëjmë. Ju falënderojmë që u bëtë pjesë e rrugëtimit tonë këtë sezon!
Edhe pse sezoni i rregullt për këtë vit përfundon, Bar Restaurant Foinike do të vazhdojë të mirëpresë klientët me rezervim për grupe dhe evente me më shumë se 30 persona.
📞 Për informacione dhe rezervime, mund të na kontaktoni në numrin tel:069 269 4021.
Ju informojmë gjithashtu se restoranti ynë nuk do të ketë më orar të rregullt pune. Për këtë arsye, ju lutemi të na kontaktoni paraprakisht me telefon përpara se të planifikoni vizitën tuaj.
Ju falënderojmë nga zemra për besimin dhe mbështetjen tuaj. Shpresojmë t'ju mirëpresim sërish pranë nesh dhe të ndajmë së bashku edhe shumë momente të bukura, duke ruajtur të njëjtën dashuri për mikpritjen dhe cilësinë që na karakterizon.
**Me respekt dhe mirënjohje,
Ekipi i Bar Restaurant Foinike**