08/09/2021
Katër ditët tepër intensive dhe të mrekullueshme në South Outdoor Festival përfunduan me sukses duke na lënë pas shijen e magjishme të detit, ngjyrave dhe diellit të Borsh*t. Mirënjohje pa fund organizatorëve të South Outdoor Festival, mbi 100 pjesëmarrësve të mrekullueshëm në aktivitetet tona sportive, operatorëve kolegë që mundësuan aktivitete të larmishme për të ftuarit, mbështetësve të SOF2021, grupeve e këngëtarëve, Vila Borsh për mbështetjen dhe akomodimin, New Paradise për hapësirën e plazhit dhe shërbimin, si dhe gjithë stafit mbështetës në festival.
Por falenderimi i parë i shkon nga zemra gjithë ekipit tonë që së bashku mundësoi së bashku realizimin me sukses të aktiviteteve tona me SUP Yoga, windsurf dhe SUP, miqve e mbështetësve si dhe gjithë atyre që këtë herë nuk arritën të na bashkohen në Borsh si dhe atyre që nuk u ndodhën në momentin e kryerjes së kësaj fotoje.
Faleminderit!
Enea Papa Alban Windsurfer Ardit Kolgeci Mirjam Huta Elda Kruja Ediola Biçaku Ilir Ciko Andi Mula Saimir Gora New Paradise Vila Borsh South Outdoor Festival