31/08/2026
Ka një arsye pse në menu i gjeni me emrin Qoftet e Gjyshes.️..
Janë nga ato receta që të çojnë pas në kohë, tek gatimet e shtëpisë dhe te shijet me të cilat je rritur.
Chef Toska e ka marrë këtë recetë nga familja dhe sot vazhdon ta përgatisë në kuzhinën e restorantit. Mishi i freskët i kofshës së viçit pritet, grihet këtu dhe më pas qoftet përgatiten me dorë, një e nga një.
Sot serviren në restorantin tonë, por ideja ka mbetur po ajo: të ruhet shija e një recete që dikur bëhej në shtëpi dhe ndoshta kjo është pjesa më e bukur e ushqimit… një shije mund të të sjellë ndër mend njerëz, vende dhe kujtime ❤️
Kur të vini tek Chef Toska, provojini Qoftet e Gjyshes, pastaj na thoni: cila është ajo pjatë që ju kujton menjëherë shtëpinë?
📍 Chef Toska at Wildor Restaurant - Berat, Albania
📞 +355 68 234 8884
🕐 Open daily: 08:00–23:00
🥘 Albanian & Mediterranean Cuisine | Halal-certified ingredients